Edi Paloka: Yuri Kim ka ndërhyrë në Gjykatë, Berisha tha se ka tre burime por s’i bëjmë publike

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.ì“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë.





Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”-tha Paloka.ììPaloka theksoi se ‘non grata’ e Berishës është moslejimi që ai të shkojë në SHBA dhe s’mund t’i përcaktosh asgjë tjetër askujt.ìì“U bë mbledhja e grupit të PS për të marrë vendimin mbi Rakipin. Mbasi u mblodh grupi vendosi që s’do ta përjashtojë.

Doli dikush, ambasadorja që t’i thotë Ramës nëse s’përjashtoni Rakipin do ndërpresim marrëdhëniet me ju? Jo”-deklaroi Paloka.ììMë tej deputeti demokrat deklaroi se Yuri Kim që kur ka ardhur ka sulmuar opozitën vazhdimisht.ìì“Edhe para shpalljes non grata të Berishës.





I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij”-tha Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *