Berisha: Vuçiç dhe Rama kërkojnë të provokojë konflikt dhe destabilizim në Rajon…

Ish-kryeministri, Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve që ka shkaktuar sulmi i ndodhur në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Përmes një mesazhi në “Facebook’ Berisha thekson se sulmi është porositur nga bandat e Beogradit dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç kërkon që të provokojë konfliktin dhe destabilizim.

“Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdhërohen nga serbomadhi Vuçiç! Te dashur miq, pas agresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.

Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise. Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme. Sb”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.