Edi Paloka : Ne jemi në rrezikun e zhdukjes së demokracisë. Rama po blenë deputetet e opozitës….

Deputeti Edi Paloka është shprehur se Edi Rama kërkon të ketë një opozitë që i miraton gjithçka që ai do. Paloka e emërtoi këtë opozitë si ‘kërpërata numër 2’, pas asaj opozite që zuri vendet e deputetëve që dorëzuan mandatet në vitin 2019.Vetë Rama e ka përcaktuar se kush duhet të jetë opozitë e përshtatshme për ta. Kjo është një marrëveshje e heshtur, e pranuar nga të dyja palët. Që Rama kërkon opozitën që do, kërpëratën numër 2.

Rama kërkon një opozitë që të votojë çfarë do gjejë që ai kërkon. Aq e rrezikshme sa rezultoi kërpërata numër 1, që miratoi Rama çfarë dëshironte, kaq e rrezikshme është edhe kërpërata 2. Ne jemi në rrezikun e zhdukjes së demokracisë. Sot deputetët janë të zotët e vetes të vendosin, duan ti bashkohen grupit të deputetëve dhe të ndjekin ata që i kanë votuar për të qenë deputet, ose të bëhen pjesë e kërpërata numër 2.

Që para 6 marsit, së bashku me Sali Berishën, u kemi kërkuar që ti bashkohen bazës, atyre që i kanë votuar. Një pjesë ardhën, një pjesë janë ende e lëkundur dhe shtojnë kërkesat përditë, ndoshta e shikojnë si mënyrë përfitimi. Disa e kanë kthyer në një pazar’, – tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, Edi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.