Lorenc Vangjeli jep detajin e fortë: Me 25 prill Lulzim Basha hapi shishe shampanjë në zyrat e PD.






Nje vit pas zgjedhjeve qe i dhane Edi Rames mandatin e trete, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje ne emision.

Ne panel me gazetarin Denis Minga dhe te ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike eshte ne piken e saj me te dobet dhe se prej saj pritet ringritja.

Sipas tij, shqiptaret do te kene nje PD pa Lulzim Bashen, por edhe pa Sali Berishen.





“U hapen disa shishe shampanje fitoreje nga te gjithe ata qe e pane zotin Basha ne nje moment te caktuar si pergjegjesin e thikes qe do te ndante torten e fitores.

Por diku pas mesnates u kuptua qe ishte humbur serish. PD sot eshte serish ne piken e saj me te dobet, por ky nuk eshte nje lajm i keq. Sepse e ndodhur ne kete pike, ringritja eshte opsioni i vetem. Dhe ringritja duhet te ndodhe per te miren e Shqiperise. Madje per te ka nevoje edhe vete Edi Rama.





Nuk ka rruge tjeter dhe ndryshe nga çfare thuhet per partite e saj simotra ne Europe qe jane ndare rruges, PD eshte nje rast i veçante ne kete histori.

Eshte parjashtimi qe perforcon rregullin, por une besoj se do kemi nje PD pertej Bashes dhe Berishes, qe jane shfaqur deri me sot si aleatet me te medhenj te Edi Rames” – tha Lorenc Vangjeli.




Leave a Reply

Your email address will not be published.