Gazetari Genc Burimi tregon te verteten 1 vit nga 25 prilli / Yuri Kim shtrembëroi rezultatin e zgjedhjeve për të mbajtur Ramën…..

Gazetari Genc Burimi komentoi diten zgjedhore të 25 prillit një vit më parë. Burimi tha se mbi qeverinë rëndon skandali i patronazhistëve dhe shembja e Teatrit Kombëtar në një natë COVID-i.

Sipas gazetarit Burimi amerikanët kanë shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.Shqipëria sot vuan nga një politikë realiste e SHBA-ve. Nuk kemi pse ta mohojmë. SHBA-të vënë në plan të parë interesin e tyre.

Pa u tharë ende boja e kutive të votimit shkon dhe përgëzon Ramën për zgjedhjet. Loja ishte ezauruar. Amerikanët influencuan zgjedhjet në Shqipëri. Amerikënt influencuan, shtrembëruan rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fakti i parë, marrëveshja e 5 qershorit tek Ambasada Amerikane, marrëveshje e shkelur nga Rama në korrik, nuk reaguan. Fakti i dytë, prej 25 prillit Yuri Kim mburret me drejtësinë e re. SPAK nuk nxorri asnjë element nga zgjedhjet. Partia e Berishës është në luftë me këtë administratë amerikane që kërkon të mbajë Edi Ramën. Të protestojnë demokratët para ambasadës me slogane. Amerika ka shtrembëruar zgjedhjet.”-tha Burimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.