Ambasadorja Yuri Kim kaloi vijën e kuqe. Nis peticioni për largimin nga Shqipëria






Kohet e fundit, kemi pare me shqetesim sjelljen jo-diplomatike dhe nderhyrjet e paprecedenta te Ambasadores te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Znj. Yuri Kim ne ekuilibrat e brishte te demokracise dhe institucioneve shqiptare.

Qendrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetem me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 te Konventes se Vjenes, por kane cenuar fort aftesine e vendit per te pasur nje opozite serioze ndaj nje qeverie qe vete Departamenti Amerikan i Shtetit ne raportet e veta, e klasifikon thellesisht te korrptuar.





Intimidimi i vazhdueshem ndaj forcave opozitare, nderhyrja ne procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia qe i behet drejtesise nga Znj. Kim jane shume shqetesuese pasi minojne demokracine dhe rre’zikojne stabilitetin e vendit.

Ne 100 vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojme me tri’shtim se imazhi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte de’mtuar edhe per shkak te nderhyrjeve te znj. Kim ne çeshtjet e brendshme te vendit ne te cilin gjithsesi ajo eshte nje mysafire.





Demokracia Amerikane qe vazhdon te mbetet endrra e modeli i shumices derrmuese te shqiptareve te cilet i lidh me SHBA nje ndjenje e thelle mirenjohjeje e partneriteti, na meson qe asnje qytetar me dinjitet nuk duhet te pranoje kete lloj trajtimi dhe “diplomacie”! Perveç te tjerave ky stil “diplomatik” nuk perfaqeson vlerat e demokracise se SHBA!

Per kete arsye, i bejme thirrje çdo shqiptari te ndershem brenda dhe jashte Shqiperise qe mendon se rruga drejt demokracise nuk kalon nga makinacionet e intr’igat por vetem nepermjet votes se lire dhe verdiktit te shumices, te na bashkohet ne reagimin qytetar per dinjitet duke firmosur peticionin: “Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough”.





Si qytetare shqiptare dhe miq te Shteteve te Bashkuara te Amerikes i kerkojme Departamentit Amerikan te Shtetit qe perfaqesuesja e SHBA ne Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti permbahet statusit diplomatik dhe te ndaloje menjehere nderhyrjet bru’tale ne politiken e brendshme dhe institucionet shqiptare!

Ne kemi bindjen se vetem nje diplomaci korrekte ndihmon demokracine tone dhe frenon de’mtimin e metejshem te imazhit  te SHBA-se tek shqiptaret, te cilet sot e kesaj dite e konsiderojne ate tempullin e lirise dhe demokracise.




Leave a Reply

Your email address will not be published.