Alibeaj në mbledhje urgjente: Nëse vjen Berisha ka gjithmonë zhurmë. Propozimi im është që …






Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike ka zbuluar çeshtjet e diskutuara diten e sotme ne mbledhjen e partise.

Alibeaj tha se ne fokus ishte agjenda e diskutimeve te seances sotme plenare, e po ashtu dhe qendrimi i PD per zgjedhjen e Presidentit. Por nuk nguroi te thumbonte dhe Berishen, me te cilin pati perp’lasje te forta.





“Sot, çeshtja e para e diskutuar ishte e agjendes parlamentare, tjeter çeshtje ishte qendrimi qe do dihet te mbaje PD lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Propozimi im siç e kam thene, do duhet ne menyre kolegjiale te konsultohen te gjithe deputetet per qendrimin qe do duhet te mbaje grupi parlamentar. Per kete arsye u la nje mbledhje tjeter ku do duhen te merren opinionet e secilit deputet, deputetet jane te barabarte e te sintetizohet nje qendrim final i grupit parlamentar.





E kuptoni qe mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmone zhurme se ndodh qe vjen Berisha dhe pa asnje lloj roli jep opinionin e tij, eshte i lire ta jape opinionin, eshte influent lidhur me qendrimin e grupit.”– tha Alibeaj.




Leave a Reply

Your email address will not be published.