Edi Paloka: Doni të dini se çfarë do të ndodhë më 30 prill? Jua tregoj unë






Anetari i Komisionit te Rithemelimit, njekohesisht deputet i Partise Demokratike, Edi Paloka, ka treguar ate qe do te ndodhe ne Kuvendin e Partise Demokratike te 30 prillit.

Paloka ka shpjeguar se Kuvendi do te nise me ndryshime statutore, me ane te te cilave do t’u mundesohet deputeteve te PD qe te jene pjese e Keshillit Kombetar. Sipas tij, me heqjen e pengesave, edhe ish-kryetarit Lulzim Basha dhe kryetarit te Grupit Parlamentar te PD, Enkelejd Alibeajt, do t’u mundesohet pjesemarrja.





Sipas Palokes, nese ndryshimet statutore nuk do te beheshin, te dy deputetet e mesiperm nuk do te mundnin te siguronin votat e nevojshme.

“Kuvendi fillimisht do beje disa ndryshime statutore, mes te cilave edhe futja ne statut e faktit qe deputetet do jene automatikisht pjesetar te Keshillit. Ne nuk behemi pengese dhe madje i heqim pengesat. Basha do e kishte te veshtire te merrte votat e nevojshme ne ne Kuvend per te qene anetar i Keshillit Kombetar. E njejta do te ishte edhe per disa deputete te tjere si Alibeaj”, eshte shprehur ai.

Paloka ka shpjeguar se si do te funksionojne zgjedhjet ne Kuvend.





“Fillimisht do te zgjidhet Keshilli Kombetar i cili do te zgjedhe Kryesine e partise. Kryesia do te kete drejtimin e partise deri ne zgjedhjen e kryetarit”, ka shpjeguar ai.

Sa prej kandidateve te kryetareve te degeve kane qene rikandidime apo kane qene tashme kryetar degesh?

Jane zgjedhur edhe kryetare te rinj edhe ata qe kane qene tashme kryetare. Kryetaret e Bashes kane qene mbi 70 perqind te emeruar nga Basha, jo te zgjedhur. Paradoksi eshte qe te emeruarit na akuzojne ne, qe zgjedhjet per kryetar i kemi bere me shkelje. Nderkohe qe keto jane emeruar pa zgjedhje fare.




Leave a Reply

Your email address will not be published.