E pazakontë, plas në Parlament/ Sali Berisha godet Alibeajn duke i marrë foltoren






Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur gjate seances se sotme plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka perzene nga foltorja e Kuvendit, kryetarin e Grupit te PD-se, Enkelejd Alibeaj.

Kryeministri Rama ka akzuar ashper ish-kryeministrin Berisha, nderkohe qe ky i fundit ka kerkuar te replikoje me kreu e qeverise.

Lindita Nikolla i ka dhene fjalen Enkelejd Alibeajt, por ne te njejten kohe ne foltore eshte drejtuar dhe Sali Berisha.





Ai i ka kerkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bere rezistence duke kerkuar te marre fjalen para tij.

Ne kete moment, Berisha e ka shtyre Alibeajn, duke i marre qendren e foltores, nderkohe qe ky i fundit pas disa sekondash eshte larguar per t’u ulur ne vendin tij.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla: Ju terheq vemendjen, keni mase disiplinore per gjestin qe bete ndaj zotit Alibeaj.

Pas kesaj ka ardhe dhe reagimi i ish kryeministrit Berisha:





Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar per here te pare pas shtyrjes qe i beri Kreu te Grupit Parlamentar Demokrat Enkelejd Alibeaj ne foltoren e Kuvendit, gjate kohes qe ai po merrte fjalen, duke sjelle dhe nderprerjen e seances plenare.





“Jo nuk e shtyva po mua me takonte fjala. Aty ka nje seleksion politik. Edi Rama ulet aty jo vetem si kreu i organizates kriminale te djegesve, por dhe si nje njeri qe eshte perzene nga avioni. Dy momente dua te theksoj, çfare do i thosha ne parlament. Nga Lufthansa e largoi policia gjermane, por shqiptaret duhet ta dine se ne avion policia nderhyn fiks ne dy rrethana, kur transportohen te bur’gosur dhe njera polici ia dergon policise tjeter. Pasagjeret e pane se dymetroshi nuk ishte i bur’gosur, ata u tmrruan. Une kete do t’i thosha ne parlament se policia ne rastin tjeter nderhyn ne avion kur ka informacione per te..orist”, tha Berisha.




Leave a Reply

Your email address will not be published.