Edi Paloka vë në siklet ambasadoren e SHBA: Çudi që sot nuk reagoi për Orlando Rakipin






Sot Grupi Parlamentar socialist vendosi te mos marre asnje mase ndaj deputetit Orlando Rakipi, babai i te cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi iu vendosen san’ksione nga Departamenti i Thesarit ne SHBA.

Edi Paloka, deputet i PD, tha se pas ketij qendrimi te Edi Rames nuk pati asnje reagim nga ata qe ne rastin e PD u shprehen se do te nderpresin raportet me kete parti, nese nuk perjashtohej Sali Berisha nga Grupi Parlamentar.





“Une nje pyetje kam: pse ne rastin e z. Rakipi nuk pati asnje reagim nga ata qe ne rastin e PD, sipas Lulzim Bashes, e kushtezuan perjashtimin e Berishes me marredheniet me PD?”, tha Paloka.

Duket se deputeti demokrat ka thumbuar ne kete menyre ambasadoren Yuri Kim, e cila sot nuk ka reaguar lidhur me qendrimin e mbajtur nga socialistet per djalin e Aqif Rakipit.





“E kam thene edhe me pare se “non grata” e z. Berisha ishte çeshtje lobimi, pasi nuk kane asnje prove dhe asnje fakt. Ne rastet e non gratave te fundit e pate qe i publikuan te detajuara te gjitha faktet qe çuan ne vendimet e SHBA, ndersa ne rastin e Berishes nuk jepen fakte e prova”, tha Paloka.




Leave a Reply

Your email address will not be published.