Rama nga Kamza nuk i kursen ironitë me demokratët: Të shohim kujt do ia shtojë Zoti inatin! Në zgjedhje do rriheni prapë…

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kamëz ku dha çelësat për 112 apartamente të reja të bllokut të parë në Valias, për banorët që humbën strehën nga terri i tërmetit. Ai nuk i la mënjanë ironitë (duke qenë se Kamza konsiderohet një bastion i të djathtës) duke u shprehur se kjo nuk bëhet për zgjedhje pasi mbaruan dhe u rrahën ndërsa shton se i ka merak demokratët e Kamzës.

Rama: Do vijë edhe ajo ditë që turistët do vijnë në Kamëz, imagjinoni ccfarë u ka bërë Partia Socialiste. Por ju vazhdoni votoni Partinë Demokratike. Për ne ju nuk jeni të ndarë.

Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.

Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz. Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.

Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.