Vasili nuk e do presidentin e ri : Rama do të çojë një rrip, në Presidencë..

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur për procesin e hapur nga Edi Rama, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Gjatë bisedës, Vasili e cilësoi takimin e sotëm të Ramës me deputetët e tij për çështjen e Presidentit, si një estradë.Ne nuk presim të na njohë Taulant Balla. Ne jemi me 110 mijë votat e popullit që na ka dhënë. Unë nuk e njoh fare Taulant Ballën, personalisht nuk më thotë asgjë. Procesi? Aty nuk ka proces, kjo është vetëm estrada e Edi Ramës.

U mblodhën rripat, për të çuar rripin e zgjedhur nga Rama, në presidencë. Ai do të çojë në president një njeri që ta komandojë. Përballë kemi një kryeministër që në vend që të japë përgjigje për karburantet, thotë se do të zgjedhë presidentin.

Ai ka 77 vota. Ka një jetë të tërë që mban peng Shqipërinë. Që kur ka ardhur ai, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt Europës’, theksoi gjatë fjalës së tij në ‘Task Force’, deputeti i LSI-së Petrit Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.