Berisha ngre zërin: Kush mendon që ….. do të vuaj pasojat






Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do te njoh asnje vendim te gjykatave, ndryshe nga ai i dhene nga Agron Zhukri, per regjistrimin e statutit te dale nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Sipas tij, çdo vendim tjeter do te ishte nje fa!s, dhe ata qe do te mund ta merrnin do te perballeshin me pa’sojat.

Çfare ndodh nese vendimi i shkalles se pare apelohet dhe rre zohet ne apel. Do terhiqet Berisha?

Sipas ligjit shqiptar çdo parti politike eshte e detyruar te regjistrohet ne gjykate dhe brenda 30 diteve duhet te jepet vendim. Gjykata sheh statutin nese perputhet apo jo me ligjin. Ky eshte i tere procesi. Gjykata e shtyu vendimin sepse gjyqtari Agron Zhukri kerkoi doreheqjen. Pra, kemi te bejme vetem me nje regjistrim te thjeshte.





Ata kane bere kerkese ne gjykate per njohjen e statutit te korrikut dhe ate te 18 dhjetorit dhe kjo po gjykohet. Mund te ndodh qe gjykata te regjistroi dhe kongresin bashke me ndryshimet e 18 dhjetorit?

Gjykata ka njohur statutin e korrikut dhe ne nuk patem asnje ve’rejtje. Sepse athere ishim bashke.

Çfare ndodh nese gjykata regjistron statutin e 18 dhjetorit?





Kjo s’ka per te ndodhur. Une njoh statutin qe ka regjistruar gjykata, ate te 11 dhjetorit. Nese behet kjo gje, ai qe e organizon do te perballet me pa’sojat dhe ne nuk e do njohim. Kush eshte ajo force politike qe njeh nje fa!s.




Leave a Reply

Your email address will not be published.