Bardeli: Alibeaj po mashtron njesoj si Basha, s’kemi firmosur platforma, të mblidhet grupi për të dëgjuar qëndrimet….

Deputetja demokrate, Greta Bardeli Gjoni reagoi pasi disa media pranë qeverisë raportuan se ajo ishte në mesin e disa deputetëve që e kanë firmosur platformën e Enkelejd Alibeajt dhe më pas kanë ndryshuar mendje.
Ajo kërkon mbledhjen e grupit për të diskutuar qëndrimin e saj dhe të tjerëve.

“Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman” duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!! Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund!

Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura” i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt. Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik.

Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër. Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për t’u dëgjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim! Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar! Ditë të mbarë!” shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *