EurActiv hedh poshte te gjitha deklaratat e Rames : Ministria e Propagandës e Ramës s’ka lidhje me Gjermaninë..

Endri Fuga, drejtor i agjencisë kontroverse për Median dhe Informacionin, që njihet ndryshe edhe si Ministria e Propagandës, deklaroi para pak ditësh se ky institucion bazohet te modeli gjerman. Edi Rama ka vendosur të ngrejë një Ministri të Propagandës në kohën kur liria e medias në vend është në rënie të lirë dhe qeveria është nën kritika për mungesë transparence. Agjencia EurActiv, versioni gjermanisht, thotë se pretendimi i Fugës se duan të ngrenë një agjenci sipas modelit gjerman, nuk qëndron.

Gjermania vërtet ka një agjenci që njihet si Zyra e Shtypit dhe e Informacionit, e cila është ndalesa e parë për gazetarët që parashtrojnë pyetje në media, megjithatë gazetarëve nuk u kurohet që të dërgojnë pyetjet e tyre te kjo agjenci, pasi të gjithë ministritë kanë departamentet e tyre të shtypit, që mund të kontaktohen lirisht nga gazetarët.

Ndërsa kreu i kësaj agjencie mund të flasë në emër të gjithë qeverisë, departamentet e shtypit të ministrive japin deklarata në emër të ministrive. Ministritë dhe zyrtarët në Gjermani mund të angazhohen me shtypi kur të duan dhe ku të dëshirojnë. Për më tepër, niveli dhe konsistenca e këtij angazhimi janë dukshëm më të larta se në Shqipëri. Për shembull në Shqipëri, konferencat për shtyp shpesh nuk janë të hapura për të gjithë mediat dhe gazetarëve u ndalohet të bëjnë pyetje.

Gjatë një konference për shtyp së fundmi, Rama u kërkoi gazetarëve që të flasin vetëm për temën në fjalë. Kjo deklarata e tij ngriti shqetësime se qeveria po ndalon përmendjen e temave të caktuara. Në fund, Gjermania nuk mund të krahasohet me Shqipërinë, pasi ky vend renditet i 13-ti në botë për lirinë e medias, kurse Shqipëria është në vendin e 83-të, shkruan EurActiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published.