A do e njohë Basha shkarkimin?/ Deputeti: Do respektohet shumica, jo dëshira e tij

Kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se nuk do e njohë Kuvendin që do mbahet nesër, e si rrjedhim as vendimet që do dalin prej tij.

Një nga pikat e axhendës për nesër është ndryshimi i statutit të partisë dhe shkarkimi i Bashës si kryetar. Lidhur me këtë, deputeti Edmond Spaho në një prononcim deklaroi se njohja e Kuvendit nuk varet nga dëshirat e Bashës, por do të respektohet vullneti i shumicës së demokratëve

Njohja e kuvendit nuk varet nga dëshirat e Bashës pasi partia është një bashkim njerzish për rrjedhojë ka të bëjë më vullnetin e antarësisë së PD dhe delegatëve. Do apo nuk do zoti Basha, apo qoftë ndonjë tjetër rrotull tij, do të respektohet vendimi i shumicës”, tha Spaho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *