Alibeaj kerkon rikthim i Lulzim Bashës / I kam kërkuar të vijë në mbledhje në seli, më tha se…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar takimet e Lulzim Bashës në terren me demokratët pas dorëheqjes së tij. Alibeaj tha se nuk shikon asgjë negative, përkundrazi do të bënte gabim nëse nuk do t’i sqaronte ata.

Alibeaj tha se i ka kërkuar ish-kryedemokratit Basha të rikthehet në seli, në mbledhje por ai tha se ka kërkuar mos të shpërqendrojë vëmendjen nga problemi kryesor që PD ka tani.

Situata e PD nëse ka një gjë që nuk ka nevojë është individualizmi, ambiciet e shfrenuara. Sot është emergjente të bëjmë gjithçka me çdo lloj akti për të bashkuar pjesën e demokratëve poshtë. Pjesa tjetër i përket të ardhmes. Unë besoj të krijojmë rrugën e duhur për ta forcuar PD-në dhe kushdo që do të ketë ambicie do të klandidojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.