Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari, lë në baltë Alibeajt / Platforma e Alibeajt truk hileqar, i shërben Ramës…

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari e quan truk hileqar platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD. Muçollari tha se ka shmangur grupin parlamentar duke nxituar të shpallë një deklaratë që i shërben palëve të treta.Pas deklaratës së Alibeajt, tha Muçollari, qëndron Lulzim Basha i cili sipas tij ka për qëllim përçarjen e demokratëve.

Që në momentin që e quan platformë parimesh, vetë platforma nuk ka parime, parimi kryesor është parimi i votës, përtej kësaj, dalim te ajo që thotë ‘me përgjegjësi të lartë ndaj PD’. Unë nuk e di ku e sheh përgjegjësinë e lartë Alibeaj ndërkohë që i ka patur të gjitha etapat e mundshme, të jetë përgjegjës për veprimet që ka bërë, për mbështjen që i ka dhënë Bashës, për mënyrën si e çoi PD-në, logon e PD, forcë të tretë, madje po të kishte një të katërt, do e çonte të katërtën në zgjedhjet elektorale. Në këtë aspekt, vetëm përgjegjësi ndaj PD nuk ka.

Sa i takon mënyrës si është ndërtuar kjo deklaratë, sipas informacioneve të mia në diskutime me disa deputetë nuk ka patur asnjë mbledhje grupi që të diskutohet për një deklaratë kaq të rëndësishme. Pse ka frikë Alibeaj të mbledhë deputetët dhe t’i dëgjojë? Deputetët kanë pranuar se në thelb teksti nuk ka asgjë të keqe për të mos u pranuar, por deputetët kanë kërkuar të kthehen te gjeneza e problemit, përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar pa kaluar në një institucion votimi. Dhe kjo nuk është përfshirë në deklaratë, është marrë thjeshtë në telefon, iu është thënë një përqasje e kësaj deklarate në mënyrë tinëzare, duhet ta theksojmë, si një truk hileqar për të mbajtur gjallë frymën e përçarjes për dëmtimin e PD. Si deklaratë del jashtë kontekstit statutor.

Ne kemi miratuar një statut, libri i rregullave, kushtetuta e PD që bashkon anëtarët e partisë në kuadrin e rregullave që duhet të ndjekin për të qenë të bashkuar. Grupi Parlamentar nuk e ka këtë autoritet për të organizuar zgjedhje. E shoh këtë deklaratë si tentativë për të zvarritur procesin. Zvarritja e procesit të bashkimit të demokratëve prodhon avantazh për Edi Ramën, pasi zgjedhjet lokale janë shumë pranë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *