Çani me deklaratë të fortë: Ja deputët e PD-së që takohen me Ambasadoren Amerikane

Arjan Çani thote se ambasada e SHBA-ve nuk po rri duarkryq por eshte “totalisht e investuar” qe Sali Berisha te denshtoje.

Çani tha se ka pare mbi shtate deputete te PD-se, qe zhvillojne takime me perfaqesues te rendesishem te ambasades.

“Problemi nuk eshte kush do jete kryetari i opozites. Nuk eshte a do te vazhdoje perç arja. Ketu prej muajsh, qe kur Berisha eshte bere non-grata, ketu ne kete histori, nuk po luajne vetem njerezit e PD. Pse do te vazhdoje perç’arja?

Ketu luajne amerikanet. Amerikanet deri tani, mund te kem pare mbi shtate deputete, qe takohen hapur ne Sheraton, me numrin dy te ambasades. Ambasada nuk ha kumbulla. eshte totalisht e investuar qe Berisha te mos e kape kurre nje parti te mireorganizuar.

Nuk hyjne dot amerikanet te njerezit poshte anonime. Por te pjesa elitare, luajne si te duash, i kane ne dore. I therrasin. Amerikanet nuk kane ç’ju bejne 13 vetave qe mbeshtesin Berishen hapur.

Nje pjese e mire e ketyre deputeteve kane frike, sepse gringot i godasin. Prandaj Berisha ka kuptuar qe kjo duhet mbaruar sa me shpejt, ndryshe do e hani”, deklaroi Çani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *