Tensionohet situata brenda PD-së/ Alibeaj habit me lëvizjen e tij

Platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj per bashkimin e Partise Demokratike ka sjelle debate te forta ne radhet e demokrateve.
Sipas Alibeajt, ne funksion te bashkimit, PD duhet te anuloje vendimet e perjashtimeve dhe pezullimeve te kryesise se PD pas protestes se 8 janarit, duke kthyer ne grupin demokrat deputetet.

Por ky vendim nuk vlente per Sali Berishen, i cili per Alibeajn nuk eshte pjese e PD qe prej 9 shtatorit.

Kreu i grupit te PD njoftoi pasditen e te premtes nje dalje per mediat me bindjen se deputetet do ta mbeshtesnin platformen e hartuar prej tij. Por kjo gje nuk ndodhi. Permes komunikimeve telefonike, disa deputetet i kerkuan Alibeajt anulimin e firmave te tyre per platformen, duke insistuar qe me shume se sa Berisha, bashkimi duhet te vij permes anulimin te proceseve zgjedhore te nisura dhe anulimin te Kuvendit te 30 prillit.


Mesohet se Alibeaj ka pasur edhe nje komunikim te tensionuar me nenkryetarin e grupit parlamentar te PD, Ervin Salianji, ku ky i fundit ka kerkuar qe Alibeaj te mos mbaj qendrime ne sherbim te ish-kreut te PD, Lulzim Basha por te ofroje zgjidhje reale per bashkimin e PD.

Mesohet se Salianji i ka propozuar Alibeajt perfshirjen ne platforme te nje neni kufizues te mandateve per kreun e PD, jo me shume se dy, duke i hequr ne kete menyre mundesine Bashes dhe Berishes per te garuar per kete post, por ky propozim nuk eshte pranuar nga Alibeaj. Pas mungeses se dakordesise me pjesen me te madhe te deputeteve, Alibeaj vendosi te anuloje daljen per mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *