Ornaldo Rakipi: Basha i dështuar, nuk është burrë..Aqif Rakipi do të apeloje sanksionimin e tij nga Departamenti Amerikan..

Deputeti i Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi deklaroi se babai i tij Aqif Rakipi do të apeloje sanksionimin e tij nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Gjatë fjalimit në Kuvend, që u shoqërua me duartrokitje nga kolegët e tij socialistë, Rakipi u shpreh i hapur për hetimin e aktivitetit të tij dhe kishte një mesazh edhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Deputetët socialistë kanë shoqëruar me duartrokitje fjalimin e kolegut të tyre, Ornaldo Rakipi, i cili mbrojti në parlament të atin e tij, Aqif Rakipi, i sanksionuar pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Thesarit.Ornaldo Rakipi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se babai i tij Aqif Rakipi do të apelojë vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit, i cili e sanksionoi atë në fillim të kësaj jave.

Deputeti Rakipi kishte një mesazh gjatë fjalës së tij edhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrëdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve. Sepse në thelb je fallso, dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material. Suksesi vjen kur i konsideron njerëzit, i takon, i sheh në sy, u qan hallet, dhe përpiqesh për ta.

Kur u gjendesh atyre në ditë të vështira. Kur gjejnë tek t’i mbështetje kur kanë një problem, kur përplasen në dyert e spitaleve, kur përplasen me arrogancën e institucioneve, kur nuk i dëgjon kush. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë. Ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni”.

Ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi u sanksionua më 11 prill nga Departamenti Amerikan i Thesarit si person që ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri përmes përfshirjes në krimin e organizuar dhe në korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *