Basha eshte nje her tregon se ben cfare thot Rama: Të hetohet Sali Berisha, une do i tregoj te gjitha…

Ish-kreu i PD Lulzim Basha mbështeti këtë të enjte thirrjen e Edi Ramës të bërë në Kongresin e PS-së, ku i kërkoi drejtësisë të hetojë personat non grata, edhe pse 1 vit nga dizenjimi i ish-kryeministrit Berisha nuk është bërë publike asnjë provë. I pyetur nëse ka një vizë për të udhëtuar në SHBA, Lulzim Basha tha se nuk e ka ende një të tillë! Megjithë rezultatin e qartë të 6 Marsit dhe vendimin e Gjykatës së Tiranës, sërish Basha vazhdon të refuzojë realitetin politik brenda PD-së duke folur me gjuhë përjashtuese në adresë të Grupit të Rithemelimit.

Vetëm 5 ditë pas Kongresit të Partisë Socialiste Lulzim Basha ka folur me gjuhën e kreut të qeverisë Edi Rama, duke i bërë thirrje SPAK që të hetojë personat non grata.Por edhe pse kanë kaluar afro 1 vit nga vendimi për ish kryeministrin Berisha dhe nuk është bërë publikë asnjë provë, Basha deklaroi se drejtësia duhet të bëjë hetim të plotë.

I pyetur nëse ka një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha deklaroi se nuk e ka ende një të tillë. Ashtu si Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, Lulzim Basha ka vijaur të refuzoj realitetin politik brenda PD-së, duke folur me gjuhë përjashtuese në adresë të Grupit të Rithemelimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.