Shuhet Ëndrra për Ballkanin e Hapur/ Kancelari Gjerman Scholz ja bën të qartë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikthyer nismen e paraardheses se tij, Angela Merkel. Ne konferencen qe mbajti me kryeministrin Edi Rama ne Gjermani, Scholz tha se ka per qellim te rigjalleroje Procesin e Berlinit. Sipas Scholz, Procesi i Berlinit eshte ai qe u jep potencial gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor me zbatimin e kater lirive baze dhe e afron Shqiperine me BE.

Dua te rigjalleroj procesin e Berlinit, me rendesi eshte tregu i perbashket rajonal dhe zbatimi i 4 lirive baze. Procesi i Berlinit ka treguar se çfare potenciali jep per te gjashta vendet e Ballkanit Perendimor. Qarkullimi i lire i personave, mallrave ka rendesi per te gjithe rajonin.

Angazhohem me te gjithe qeverine time, do te mbetemi nje aleat i ngushte i Shqiperise per integrimin e saj ne Bashkimin Evropian, tha nder te tjera Scholz. Ndersa kryeministri Rama e permendi Ballkanin e Hapur duke e qujatur nje rijetezim e zgjatim te Procesit te Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.