Plas skandali i kuvendit te 18 dhejtorit… Delegateve ju eshte falsifikuar firma, ato mbeshtesin kuvendin e….

Delegatja e PD nga Malësia e Madhe, Mimoza Rexhvelaj denoncon falsifikimin e firmës nga Partia Demokratike në funksion të Kuvendit të 18 dhjetorit.

Rexhvelaj, përfaqësuese e degës së PD në Malësinë e Madhe, u shpreh se ajo ka firmosur për Kuvendin e datës 11 dhe do të jetë nesër e pranishme në mbledhjen e anëtarësdisë.

Rexhvelaj paralajmëron se do t’u drejtohet organeve ligjzbatuese për falsifikimin e firmës dhe kartës së identitetit.

Unë kam firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11 dhe do të jem prezent nesër në Tiranë, në Kuvendin që është thirrur nga anëtarësia dhe zoti Berisha. Deri në këtë moment nuk më është ofruar as edhe një formular për datën 18 dhe as jam kontaktuar për të firmosur.

Siç jam unë, ka edhe të tjerë te ajo listë që nuk kanë firmosur. Ajo listë, gjysma e emrave të tyre nuk janë delegatë. Ajo listë nuk ka delegatët e vërtetë brenda. Reagimi im ka qenë i prerë, Mimoza Rexhvelaj ka firmosur vetëm një formular të datës 11. Nëse dikush ka patur guximin të firmosë në emrin tim, do t’iu drejtohem organeve kompetente që të marrin masa sipas ligjit, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.