Nishani: Rama e ktheu PD-në në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe vete ai..

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama se e ktheu Partinë Demokratike në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë!Nishani komenton Kongresin e PS-së në një postim në “Facebook”, ku shkruan se “në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i radhës prej Edi Ramës”.

Ai deklaron se kryeministri i vendit deklaroi pa iu dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt, duke pyetur se çfarë mund të kishte ndodhur nëse kjo deklaratë do bëhej në një vend tjetër evropian?!

Sipas Nishanit, përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë me dy dimensione: E para frika tek ligji, e dyta frika politike. “Ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti ta asgjësonte totalisht! I ktheu në Hiç! Por ia arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë! 6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën”, shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *