Deklarata e Rames i “trondit” te gjithe : Do e marr edhe mandatin e 4, nuk me frikeson askush…

Kryeministri Edi Rama ka folur për rikthimin në skenën politike aktive të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta. Pyetjes se a i trembet rikthimit të tyre dhe a e kanë kërcënuar për një mandat të katërt, Rama iu përgjigj:

“Unë s’kam përmendur PD. Pata një lapsus dhe përmenda pa dashje Saliun dhe Ilirin, me çanakun. S’kam pasur vëmendjen fare. Po duke qenë se brezi i ri që foli para meje shprehu një lloj melankolie, ndava një pjesë të solidaritetit. Unë nuk mendoj që Shqipëria po humbet në këtë moment. Ne sapo kemi filluar mandatin e tretë. Po përtej meje, në vitin 2025, Shqipëria mund të votojë për t’i shkuar nga mbrapa Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur…”, tha Rama.

Kryeministri foli po ashtu edhe për Ballkanin e Hapur. “Jemi të vendosur të ecfim përpara me Ballkanin e Hapur. Asnjë shqiptari të arsyeshëm të mos i vij keq, ku Serbia bashkohet me Perëndimin në OKB kundër Rusisë. Pa Ballkanin e Hapur kjo s’do të kishte ndodhur. Ballkani i Hapur është i çmueshëm. Ne na duhet ta mbajmë këtë kurs paqeje, sigurie. Në Ballkan ka filluar edhe një Luftë Botërore. Ky territor s’është dhe aq i thjeshtë. Nuk duam t’i fryjmë zjarreve të kota. Duhet t’i fryjmë erës së bashkëpunimit”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.