Manjani tregon te verteten mbi Ramen: Berishën e ka frikë! Bashën s’e kërcënoi kurrë..

Edi Rama i bëri shantazh të hapur SPAK-ut sot nga Kongresi socialist, duke i kërkuar që të hetojë liderin historik të PD, Sali Berisha.

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Rama po tregon se Berishën e ka frikë, duke shtuar se Lulzim Bashën, kryeministri nuk e kërcënoi kurrë me SPAK-un. Gjithashtu, Manjani tha se Rama po tenton të justifikohet përpara bashkëpunëtorëve të tij që i ka shitur tashmë, se po godet edhe nga krahu tjetër.

Unë nuk e di ça ka thënë ky torollak, por nëse i ka thënë tregon që është në krizë. Të vetmen trashëgimi që ka nga PS, është mënyra si ua fut shokëve. Dhe për të justifikuar si ua ka futur shokëve, mundohet t’ua thotë shokëve që ua ka futur, që, shikoni se do t’ia fusim edhe këtij tjetrit. Këto janë lojëra të pista. SPAK funksionon në bazën e denoncvimit dhe provave. Me sa di, Sali Berisha ka kërkuar prova vetë për këtë gjë.

Nëse DASH disponon qoftë edhe një provë të vetme ta çojë në SPAK. Deri tani nuk kemi parë gjë. Nëse SPAK pranon të punojë me urdhra politik sigurisht që duhet të kemi punë me ta dhe fëmijët e tyre. Shenjat s’i kanë patur të mira, por janë ende me ligjin, Republikën Kushtetuese dhe Parlamentare, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, me proceset e rregullta ligjore, apo me proceset e montuara politike, qofshin këto edhe me urdhra nga jashtë.

Kjo është gjë që nuk funksionon në një Republikë të pavarur. Mund të funksionojë në Republikën e kanabisit. Kemi kapur fundin e çdo gjëje. Nëse përdoret çdo gjë për të ndëshkuar kundërshtarët politikë, apo kërcënuar ata, faktikisht këtë gjë Edi Rama s’ia ka thënë kurrë Lulzim Bashës, por po ia thotë Sali Berishës dhe tregon ata që vetë Saliu ka thënë, që Rama e ka frikë”, tha Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.