Belind Këlliçi kryetari i ardhshëm? Doktori nuk bën hap pas, Ai nuk e njeh indietron

Deputeti i Partise Demokratike, Belind Kelliçi eshte shprehur se i vetmi skenar, ku ai mund te behej kryetari i ri i Partise Demokratike do te ishte ne momentin qe te terhiqej nga gara ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha. Ne nje interviste ne emisionin Zone e Lire, Kelliçi shtoi se Berisha njihet per detajin qe nuk ben hapa pas.
Arian Çani: Sa shanse ka te behesh kryetar i ri i PD-se nese doktori terhiqet nga gara?
Belind Kelliçi: Kjo do te ishte interesante, ky eshte i vetmi skenar. Por doktori njihet per nje detaj qe une kam thene dhe ketu tek ty: Nuk ben hap pas, nuk e njeh indjetron.
Arjan Curi: Nese doktori do te terhiqej, por do te caktonte Kelliçin, ka shume shanse.
Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, ne kete kohe qe po flasim?
Arjan Curi: eshte 50 me 50.
Arian Çani: Pse kush e konkurron Kelliçin brenda Partise Demokratike?
Arjan Curi: Brenda PD-se nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet behen brenda foltores, pastaj nga ana tjeter jane Gazi, Alibeaj dhe Jorida, keta nuk e konkurrojne dot. Brenda foltores mund te kete 2.