Ivi Kaso: Qeveria po amniston paratë e pista duke legalizu kanabisin…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, komentoi këtë pasdite në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv Këshillimin Kombëtar dhe deklaratën e Ramës për legalizimin e kanabisit.

Kaso tha se nuk ka asnjë bazë kushtetuese që një instrument i tillë të shndërrohet qoftë dhe aksidentalisht në një iniciativë ligjvënëse.Sakaq, Ivi Kaso deklaroi se të gjithë i shohim paratë e pista të drogës dhe korrupsionit por qeveria thjeshtë do që t’i konsiderojë të ligjshme me ligj.

“Nëse do ndodhë është një përgjegjësi dhe rrjedhimisht një platformë e cila ka ekzistuar para se Këshillimi Kombëtar të shpikej e konsoliduar në mendjen e Ramës dhe mazhorancës që ka zgjedhur këtë mënyrë tinzare për ta bërë publike.

Nëse do ishte sado pak e vërtetë, këto teza do ishin bërë pjesë e ofertës elektorale për marrjen e mandatit të tretë.

Legalizimi i parave të pista, parave të drogës dhe korrupsionit që qarkullojnë i shohim të gjithë por thjesht me ligj qeveria t’i konsiderojmë të ligjshme dhe t’i fusin në ekonomi.”-tha Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published.