Berisha sulmon Yuri Kim dhe Biden, reagon Escobar : Berisha te bej kujdes, ndeshkimet do te thellohen…

“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik se çfarë thotë Yuri Kim janë qëndrime personale dhe jo të SHBA.

Por sa qëndrojnë të tilla akuza, se ato që thotë dhe bën janë produkt i një agjendë personale anti-Berishë gjatë këtyre dy vite në detyrë të ambasadores Yuri Kim?

A ka Yuri Kim një qasje krejt personale me Sali Berishën pas shpalljes së tij ‘non grata’ siç po përpiqet Berisha ta kanalizojë këtë çështje?

Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë.

Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor tha:“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *