Rama: Nuk i pyes shqiptarët për taksat e karburantit. Me kanabis do të rrisim ekonominë…

Kryeministri Edi Rama doli këtë të enjten për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Ashtu siç pritej, këto rezultate i kanë shkuar për shtat interesave të Edi Ramës. Mbi të gjitha spikat fakti se shqiptarët e duan në shumicë legalizimin e kanabisit, sipas Ramës. Edhe pse duhej të ishte një këshillim kombëtar, Rama tha se do nisë menjëherë legalizimin e drogës, duke shtuar se ajo do rrisë ekonominë.

“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, tha Rama.
“Tani temë nuk mund të jetë a doni të hiqet taksa e naftës, se nëse ne bëjmë një Këshillim Kombëtar për naftën, do të na dalë që të hiqen të gjitha taksat. Këshillimi Kombëtar bëhet për të çarë disa rrugë të reja,” tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.