Acarohet Rama : Nuk me thone te “vdekurit” mua se kush te behet President, jam un ai qe bej…

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të komunikojë me opozitën mbi emrin e Presidentit të ri.Ai gjithashtu u ndal edhe te procesi i integrimit Evropian, ku tha se është në pritje të zgjidhjes së vetos Bullgari-Maqedoni e Veriut. Nëse vetoja do të zgjasë sipas tij, do të kërkojë në çdo instancë që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vijojë e ndarë rrugën Evropiane.

“Ne do të bëjmë përpjekje që të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat e mundshme për të komunikuar, se jo me çdo copë e çikë do të komunikojnë. Sa i përket tjetrës, po. Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh tanimë dhe që Bullgaria ta heqë Veton. Unë s’jam aq optimist. Unë e përsëris, çështja e datave, është çështja e tyre jo e jona.

Çështja jonë është që ne të jemi të gatshëm që ky vend të kthehet në një vend të standardit Evropian. Data kur hyjmë në integrim e kanë ata. Këtë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe tani s’jemi të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo do të ndodhë do të ndryshojmë kursin komplet. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do e kërkojmë me çdo qeveri të BE, me Brukselin e të gjithë. Shqipëria s’mund të presë që të zgjedhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinj, me të cilët kemi marrëdhënie të mira. Kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.