Zbardhet vendimi/ Ja pse Gjykata vendosi të njohë Grupin e Rithemelimit organ drejtues të …

Gjykata e Tiranes ka zbardhur vendimin e dates 25 mars, ne baze te te cilit njohu Komisionin e Rithemelimit si drejtues te Partise Demokratike, duke legjitimuar Kuvendin e dates 11 Dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjykata ka vendosur qe ne baze te ligjit per “partite politike”, te pranoje kerkesen e PDSH qe te perfaqesohet nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimi.

Ne vendim thuhet se gjyqtari Agron Zhukri, ka kryer nje seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kerkeses se Rithemelimit, cilesise se anetareve te Keshillit Kombetar dhe perputhshmerine e Statutit te miratuar nga anetaresia ne 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Gjykata ka arritur ne konkluzionin se kerkesa e Komitetit te Rithemelimit eshte ne perputhje te plote me ligjin dhe per kete arsye ajo duhet pranuar. Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv ne emerimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese te partive politike, pasi kjo gje u takon vete strukturave te organizatave.

Gjykata ushtron vetem kontrollin formal te ligjshmerise se ndryshimeve statutore dhe verifikimin e kerkesave te ligjit. Ne rastin e kerkeses se Komitetit te Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombetar i 11 Dhjetorit 2021 eshte kryer ne perputhje me Statutin e Partise Demokratike qe ishte ne fuqi ne ate kohe.

Gjykata ka kryer verifikime te thelluara mbi regjistrimin e delegateve te Kuvendit Kombetar. Ne baze te dokumentacionit te konsultuar, ka arritur ne perfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kerkuar nga Statuti per te thirrur Mbledhjen e Jashtezakonshme te Kuvendit.

Pasi ka konstatuar legjitimitetin e Mbledhjes se Kuvendit Kombetar, gjykata me pas ka analizuar vendimet e tjera te marre ne 11 Dhjetor 2021, duke nisur nga ndryshimet statutore te Partise Demokratike. Ndryshimet e Statutit te miratuara nga Kuvendi Kombetar i 11 Dhjetorit jane konstatuar gjithashtu te rregullta dhe, ne kete menyre, edhe te gjitha ndryshimet pasuese te mbeshtetur ne Statutin e ndryshuar, jane vleresuar konform ligjit.

Kuvendi Kombetar i 11 Dhjetorit parashikon se Partia Demokratike drejtohet perkohesisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri ne zgjedhjen e strukturave te reja drejtuese te forces politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.