Rama: Ne jemi te vetmit opozitarë të vetes tonë, të lidhemi me popullin dhe do e nxjerrim nga mj.. -Lajmet Speciale.

Edi Rama ka zbuluar temat e diskutimeve që do të trajtohen në Kongresin e Partisë Socialiste që mbahet të shtunën në 9 prill. Gjatë Asamblesë së zhvilluar online, Rama tha se ndër çështjet kryesore do jenë mirëqenia shoqërore, rinia dhe ecuria e Këshillimit Kombëtar.
Kreu i qeverisë thotë se PS do të vazhdojë vetëreformimin teksa shton se sfida më e madhe është forcimi i marrëdhënieve mes përfaqësuesve të popullit, me vetë popullin.

Tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqënies shoqërore, dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Janë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive, përveç deputetëve të PS-së, anëtarëve të Kongresit dhe të ftuar të tjerë sipas fushave.

Do kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht, do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme. Së pari Këshillimi Kombëtar, rezultatet që do publikohen nesër. Përbëjnë një arsye të fortë për tu trajtuar në instancat e kësaj partie.

Çështja e angazhimit politik si një çështje jo thjesht e natyrës organizative por një çështje shumë e madhe e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës dhe këndvështrimin e politikës ndaj shoqërisë. Hapje e vazhdueshme e politikës për të tjerët, për të rinjtë, por jo vetëm, por për forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë.

Natyrisht këtu sfidën e madhe të kësaj partie, e cila ka fituar, do vazhdoj të fitojë nëse do jetë vazhdimisht opozitë e vetvetes. Do të vazhdojë të ecë me ritmin e një vetreformimi organik, pa dëgjuar të tjerët për t’i vënë në pah nevojën për reformim.

Është pjesa që ka të bëjë me rolin e PS-së në procesin legjislativ dhe sfida më e madhe, ende e pazgjidhur, e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve. Pastaj sesioni tjetër, do jetë organizativ ku sekretari i përgjithshëm do bëjë paraqitjen e punës së bërë nga sekretariatit.

Sekretarët do flasin të gjithë për punën që kanë bërë. Për vizionin e tyre lidhur me atë rol si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion. Gjë që do të kërkojë në fund dhe miratimin e Kongresit përsa i takon programit të paraqitur nga sekretarët. Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, unë e konsideroj të arsyeshme, Kongresi të marrë në konsideratë të zgjerojë sekretariatin me dy sekretarë të tjerë’-tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *