Bledian Koka: Yuri Kim ‘lodër’ në duart e qeverisë, çdo akt i saj ka cënuar opozitën.. -Ljamet Speciale.

Gazetari Bledian Koka komentoi situatën në Partinë Demokratike. Gazetari tha se Yuri Kim ka marrë në mbrojtje edhe opozitën fasadë pas djegies së mandateve në Partinë Demokratike. Koka është i mendimit se vendimi i gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit i ka çuar gjërat në vëndin e duhur ndërsa për deklaratën e Yuri Kim, Koka shtoi se ajo nuk do që të pranojë këtë vendim për njohjen e Rithemelimit.

“Vendimi ka legjitimuar logjikën politike që ndodh brenda Partisë Demokratike. Ata që u angazhuan fort, Basha dhe përfaqësuesit e ambasadave kundër vullnetit të demokratëve, nuk duan ta pranojnë vullnetin e gjykatës. Sulmi dhe qëndrimet e ditëve të fundit dhe ajo e ambasadores Yuri Kim po cënojnë atë që duhet të ishte e padiskutueshme.”-tha Koka.

“Aktet e saj që janë ndërmarrë kanë qenë në cënim dhe ndesh funksionimit të opozicionit. Një ambasadore që i fërkon gjoksin Veliajt dhe performon e qeshur me çdo anëtar të kësaj qeverie. Kim e di që aferën e inceneratorëve nuk e ka bërë Alqi Bllako, por një skemë korruptive nga ai që firmos vendimet e qeverisë, Edi Rama.”-u shpreh Koka.

Ndër të tjera gazetari deklaroi se Kim s’mund të mbajë qëndrim kritik ndaj Berishës i cili është zëri më i madh opozitar dhe ndërkohë me një qeveri që kur protestojnë qytetarët i quajnë ato turp e mbështet. “Kur rreshtohet me pushtetarët këtu ka një problem, edhe dashamirësia që ti ke për mikeshën, fillon çedojnë, sado që të jesh i ftohtë, provokimi nga këto qëndrime është i tepruar. Tre ditë Kim te kryesia e Kuvendit, dalim te ajo që thotë Berisha, kemi të bëjmë me një guvernatore. Mesazhi e ka një llojë mase.”-u shpreh Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *