Berisha e ben te ditur: Guvernatorja ” Yuri Kim ” te rrij jashte PD-se, ajo nuk mund të caktojë kryetarin e PD… -Lajmet Speciale.

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me Twitter-in e Yuri Kim, për takimin me Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha theksoi se guvernatorja nuk mund të caktojë kryetarin e PD-së.
‘Kryetari i PD-së u shkarkuar me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve të saj në 18 dhjetor. Përveç anëtarëve të PD-së me votën e lirë, asnjeri cilidoqoftë ai, as guvernatorja as zeusi Rama nuk kanë tagër për të emëruar kreun e PD.

Një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk do të mund të caktojë kush për këtë parti, veç anëtarësia e saj.

Ai është kryetar i grupit parlamentar. Natyrisht grupi parlamentar drejtohet nga kryesia e grupit. Kërkesa e vetme është kjo, që vendimet për drejtimin e grupit që është politik, të merren nga kryesia. Në raste të caktuara Komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë në raste të caktuara, por vija politike është e qartë.

PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që presidentin ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet dhe do të përcaktohet vendimi.Nuk mund të dini personin, sepse një i dërguar privat është privat. I kam bërë të qartë se nuk mund të pranoj ndërhyrje për çështjen e kryetarit apo strukture të PD. Unë e kam bërë shumë të qartë dhe e kam faktuar se nuk pranoj ndërhyrje nga askush’, – tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *