Grupi i Rithemelimit i drejtohet ambasadores: Turp! Cilido që mendon të uzurpojë opozitën

Pas nje heshtje te zgjatur e te kuptueshme nga zgjedhjet e 6 Marsit, ambasadorja Yuri Kim inj’oroi themelin e demokracise se shtetit te saj.

Yuri Kim hyri sot ne Kuvendin e Shqiperise per nje takim me kreun e grupit parlamentar te PD Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me ane te nje deklarate e shpalli ate ne menyre qesharake dhe abs’urde si kryetar te Partise Demokratike.

Yuri Kim sot, sikurse dhe here te tjera, nuk beri asgje me pak perveçese shkeli ne menyre te perseritur Konventen e Vienes si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykates qe konfirmoi verdiktin e demokrateve ne Kuvendin e 11 dhjetorit, qe i riktheu seline, logon dhe vulen Komisionit te Rithemelimit- organit kolegjal te vetem udheheqes aktual te Partise Demokratike. Ajo gjithashtu, inj’oroi edhe voten e zgjedhesve te shprehur qarte me 6 mars.

Yuri Kim vertetoi sot ate qe e ka parathene edhe me veprime te tjera se eshte ne sherbim te lojrave te Edi Rames per te dobesuar dhe per te mbajtur sa me gjate pe ng opoziten, duke komanduar per kryetar ata qe u refuzuan me vote masive nga demokratet.

Per fat te mire, shqiptaret e kane kuptuar se vlerat e verteta te SHBA nuk jane arr’oganca, diversioni apo diktati, por vota e lire dhe demokracia. Kete e kuptoi edhe ish kryetari qe u largua dhe do ta kuptoje cilido qe mendon te uz’urpoje opoziten kunder vullnetit te shumices.

Leave a Reply

Your email address will not be published.