Salianji thumbon Berishën dhe Bashën: As një ish kryetar, as një ish kryeministër nuk kanë tagrin të …

Deputeti i Partise Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar nje takim me demokratet ne qytetin e Korçes ku beri thirrje per bashkim dhe theksoi se nese do te vazhdohet me perç arje PD-ja do te jete edhe me e dobet ne te ardhmen.

Sa i perket diskutimeve per emrin e ri te kreut te shtetit pas perfundimit te mandatit te Ilir Metes, gjate nje komunikimi me gazetaret, Salianji tha se askush nuk e ka tagrin te flas ne emer te grupit parlamentar, duke thene se pritet te kete diskutime per te dale me nje emer konkret.

Isha ne nje mbledhje me demokratet e Korçes dhe ne duam bashkimin real te PD qe nuk vjen nga numerimi fiktiv, por bashkimi rreth votes. Vetem keshtu PD mund te rritet, une si deputet jam me i votuari ne kete zone dhe do t’i qendroj besnik ketyre edhe nese duan te bejne gare te bukur jane te mirepritur ata qe mendojne ndryshe.

Presidenti? eshte nje diskutim i parakohshem, kur te vije nje qendrim ne grupin parlamentar do te diskutohet, askush s’ka tagrin qe te diskutoje ne emer te grupit parlamentar, do te diskutohet edhe per qendrimet qe do te kemi per emrin e ri te presidentit. Çdo emer i hedhur per konsum nuk i sherben interesave te opozites ne Shqiperi. Duhet qe ti qendrojme parimeve.

Qendrimi zyrtar i PD ne kete rast nuk ka asnje qendrim pasi eshte qendrim per te zhvendosur vemendjen qe ka bere qeveria me rritjen e cmimeve, kur te kemi qendrim per kete do te behet publik zyrtarisht. Por ajo qe vlen te ju them eshte se as nje ısh kryetar as ish kryeminister nuk kane tagrin te flasin per kete çeshtje, tha ai ne fjalen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.