Manjani : Jo vetëm veriori, por edhe i varfri është Malok, sipas modës politike te Rames.. – Lajmet Speciale.

Nuk është thjesht Genta, por moda politike që sundon prej vitesh.Është moda politike që të bën “modern” ti thuash shqiptarit të veriut malok. Kjo modë e konsideron të folurën e malësorit dragobisht.

Është moda politike që shqiptarin e veriut e quan jo vetëm malok, por edhe zabtues, shpellar e madje edhe Çeçen. Sipas modës ka një ndarje krahinore, madje deri edhe rracore në shoqëri. Kjo është psikoza që kanë ngulur modernët e politikës, që lakuriqsinë, narkomaninë dhe orgjitë e veta i quan moderne.

Është kjo moda politike që u shëmb shtëpitë dhe rrëmben pronat disa shqiptarëve vetëm për shkak se janë malokë. Është po e njëjta modë që i pret fjalën Nënës Lizë në protestë. Se Liza është Malokë. Nuk i pret e as i lyen flokët me modë në parukeri.

E kuptoni apo jo? Moda politike të heq shtëpinë, pronën e fjalën, jo më vendin e punës!!! Jo vetëm veriori, por edhe i varfri është Malok, sipas modës politike. Veriu është përkufizim i varfërisë. Veriori duhet të mbetet i varfër.

Edhe opozitari është malok. Haraç përshkak të tropojanit Berishë ky, që duhet tja paguajë “sulltanit” të modës çdo opozitar.Çdokush që modernët e fusin në fokus për ta dënuar e shpallin fillimisht Malok.

Prokurorja Elisabeta Imeraj nuk është e para e as e vetmja viktimë e modës antimalokë. Ajo është prova e fundit e sekzistencës së modës politike të dasisë sociale për arsye politike. Genta nuk është as e para e as e vetmja që e përdor atë fjalë mllefi. Ajo thjesht e ka dëgjuar aty vërdallë dhe e përdor për modë. Vettingu ndaj malokëve ka qenë më i ashpër se ndaj jomalokëve. Mund t’u përmend plot emra “malokësh” që i ka këputur vettingu pa asnjë shkak, provë apo llogjikë ligjore.

Ndaj këtë “nder” duhet tja dimë atij modernit politik me çitjane, si autor ekskluziv i rilindjes së kësaj mode. Nuk është thjesht Genta por moda politike që karikon shqiptarin kundër shqiptarit me mllef. Kështu sundon e qetë politika..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *