Alfred Moisiu: Këtu akoma flitet për Partizanë dhe Ballistë

Une e kam thene prej kohesh, qe per mua zgjedhjen e presidentit e kemi te gabuar, u zbut Kushtetuta, duke lejuar zgjedhjen me 71 vota, ne menyre qe te mos prodhohej kri ze. Ne zgjedhim avokatin e popullit me 84 vota dhe presidentin me 71.

Ne kemi nevoje per nje president qe te jete me te vertete mbi palet, dhe te kete si qellim bashkimin e kombit. Edhe lu fta politike qe behet ketu te ne çon ne shume shkeputje, ne akoma mbajme gjalle partizanet dhe ballistet, askush nuk merret me me historite e luftes se dyte boterore.

Nuk mund te vesh qellim voten, dhe te de mtosh unitetin e popullit”, tha Moisiu, nderkohe qe nuk preferoi te jepte kandidaturat qe sipas tij do ti voliteshin vendit.

Cilat jane kandidaturat qe mund te jene mbi palet?

“Une them qe mund te gjenden kandidatura te tilla, shembujt jane, puna eshte a ka vullnet real qe presidenti te jete mbi palet, e do secili qe ta terheqe me vete. Politikanet tane duhet te jene me serioze, ketu te ne zgjidhet presidenti me floke te zeza, i duan te rinj, presidenti duhet te jete ‘baba i kombit’, nese mund ta themi.

Gjithe bota i zgjedh presidentet ne nje moshe te caktuar, qe tregon pervojen. eshte nje njeri qe i ka zgjidhur problemet e tij. Ti ke nje Itali te tere qe u rikthye prape te nje president qe kishte deklaruar se nuk do te vazhdonte me ne ate detyre.

Duhet te jene njerez qe e ndjejne si detyrim, qe e marrin persiper ate detyre dhe nuk merren me gjera te tjera. Duhet te jene shembuj nga ana mo rale, duhet te gjenden, dhe une mendoj se gjenden”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.