Berisha: Arrestimi i Bllakos është vetem një lojë, kur firmat i kanë vënë Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj! – Lajmet Speciale.

Sali Berisha, lideri historik i PD-së, ka folur sot edhe për skandalin e inceneratorëve, aferën korruptive që ka çuar në dhjetëra arrestime zyrtarësh, deri edhe deputetë. Nga Shkodra, në një bashkëbisedim me gazetarë, Berisha hodhi poshtë pretendimet e krerëve të qeverisë se përgjegjësitë në këtë aferë korruptive janë individuale.

“Sot jemi në kushte shumë të vështira por të kapërcyeshme, – theksoi ish-Kryeministri, – sepse sot kemi një organizatë kriminale. Le të thotë ç’të dojë, se e kam dëgjuar se i djeg shumë kjo fjalë, por nuk ka më kriminale… Kanë arrestuar Alqi Bllakon, në një kohë kur firmën e ka vendosur Edi Rama, e ka vendosur Ëngjëll Agaçi, e ka vendosur Arben Ahmetaj, e ka vendosur Erion Veliaj, e kanë vendosur ministrat.

E tani duan të thonë se është individuale. Jo! Kanë dalë në dritën e diellit siç janë organizatë kriminale, plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për të qenë të tillë. Ne nuk kemi pasur dyshim fare, por kjo aferë i nxori siç janë dhe ju siguroj se kjo është vetëm njëra nga aferat e tyre.

Ajo që po bëjnë me energjinë atë, është jashtë çdo imagjinate, jashtë çdo imagjinate! Janë lëshuar mbi pasuritë publike sikur të ishte pronë e tyre. Bëjnë marrëveshje mafioze me njeri-tjetrin.

Është një revolucion që duhet t’i japë përgjigje kësaj klike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *