Berisha nuk e mbeshtet presidentin e ri./ Konsesusi më Ramën është të puthesh me Judën. Jam Berisha un nuk ia puthi askujt by…

Nga Shkodra ku zhvilloi homazhe në memorialin e “2 Prillit 1991”, ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj interesit të medias, edhe mbi emrin që do të mbajë kreu i ri i shtetit.

Ndërsa maxhoranca njoftoi pak ditë më parë se ka ngritur grupin e punës për Presidentin e ri, Sali Berisha u shpreh se nuk do të votojë asnjë prej emrave që do të vijnë si propozim i PS.

“Nuk merrem me propozimet e Ramës, merremi me gjërat e vërteta, jo me thashethemin. Nuk kemi emër që të propozojmë për President, ne jemi opozitë. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatë të Ramës. Të votosh kandidatë të Edi Ramës, do të thotë të çosh në Presidencë kopje të tij.

Do pranoni konsensus me Ramën? Konsesusi më Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngirhet llahtar nga unë.

Si do e mundni? Siç e kam mundur dy herët e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.