E fundit/ Basha përjashton kryetarët e degëve që mbështesin Berishën/ Do ketë sanksione

Lëvizje ne Partinë Demokratike.

Kyetari Basha ka thirrur një mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, një ditë përpara Kuvendit të thirrur nga ish-lideri i demokratëve Berisha.

Burime bëjnë me dije se Basha nuk ka thirrur në mbledhje kryetarët e degëve që kanë dalë pro Kuvendit të thirrur nga Berisha, duke i përjashtuar në njëfarë mënyre nga mbledhjet e partisë.

Më konkretisht ata janë kreu i PD-së në Vlorë- Genc Deromemaj, kreu i PD-së në Kukës- Arif Rexhmati , Devoll- Arben Miza , Paskuqan- Anton Pjeternikaj, Fushë-Krujë- Agron Loka, Dega 6 në Tiranë Dashnor Visha, Shijak- Rezart Tusha, Gjirokastër- Dashnor Aliko, Besnik Fucia- Kashar dhe kryetari i dehës 1 në Tiranë Fetah Hasanaj.

Kuvendi i Berishës do të mbahet nesër duke nisur nga ora 10:00 në stadiumin Air Albania, dhe një nga ndryshimet që do të bëhet në statut, sipas nismëtarëve, është edhe shkarkimi i kryetarit në rast se humb zgjedhjet parlamentare, nen ky i propozuar dhe nga vetë Basha.

Basha ka paralajmëruar sanksione për ata që do të jenë pjesë e Kuvendit të Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *