Habit Bylykbashi: Lulzim Bashës i duhej një dyqan 2 me 2 dhe logon te qepeni.

Oerd Bylykbashi u shpreh se Lulzim Basha po ten’tonte ta zvogelonte sa me shume Partine Demokratike, pasi sipas tij, i nevojitej vetem per pazarin e radhes.

“Nje grup i vogel ka ende kete plan perç’ares. Plani i Bashes per te perç’are PD-ne ishte i vjeter. Me 9 shtator, une kete i kam thene, ti perç’ave PD-ne. Ne kete forme, ai e reduktoi PD-ne vazhdimisht, po e mby’ste ne gjume. Ai mori dhe nje vendim te fundit fare qe ta mbyste perfundimisht ate parti dhe te kishte partine e tij.

Lulzim Bashes i duhej nje partie e vogel sa nje dyqan i vogel 2 me 2, me nje logo te qepeni dhe kaq. Nuk i duhej me shume sesa per te bere nje pazar te radhes politik”, tha Bylykbashi.

Sa i perket te ardhmes se Bashes, Bylykbashi u shpreh: “Ate nuk mund ta perze njeri. Ai eshte deputet i PD dhe mund te qendroje aty. Ne fund, PD ka nevoje per te gjitha resurset e saj”.

“Nje parti e perbashkon shume objektivi i fitores, e perbashkon akoma me shume fitorja. Ne zgjedhjet e vitit 2023 na jep mundesine per nje lloj fitoreje relative sepse jam shume i sigurt qe rezultati do te jete shume, po shume here me i larte se çfare ka prodhuar Lulzim Basha deri me sot”.

Keshtu u shpreh Bylykbashi teksa foli per te ardhmen e partise me te madhe opozitare ne vend.

Sa i perket liderit te ardhshem te PD, Bylykbashi tha se Berisha ka treguar se e çon partine drejt fitores.

“Berisha ka kaluar disa teste me vote qe nga momentin qe eshte shpallur “non grata”. Ne duhet te tregohemi te zgjuar te projektojme lidershipin e PD-se ne 15-20 vitet e ardhme. Ne fund fare, Sali Berisha ka dhene prova qe eshte fitues. Ka bere nje proces qe i ka bindur demokratet. Njerezit besojne se ky eshte nje figure qe shkon drejt fitores”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *