Batoni rrëfehet në OPINION: Enver Hoxhen e kam dashur. Ju nuk e njihni, prandaj nuk e doni

Ne emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje per viziten qe ka pasur babai i tij ne Shqiperine e viteve ’79.

Haxhiu shprehet se ne rrefimin e te atit pas vizites se tij ne te gjithe Shqiperine, nuk ka degjuar te thote asnje fjale te keqe per Enver Hoxhen pavaresisht gjendjes te veshtire ekonomike te vendit ne ate periudhe.

Baton Haxhiu: Une e kam dashur Enver Hoxhen.

Blendi Fevziu: Kete raportin me dashurine problematike e ke pasur gjithe jeten.

Baton Haxhiu: Per arsye se une e kam dashur Shqiperine dhe kur e kam dashur Shqiperine, e kam dashur Enver Hoxhen dhe natyrshem, kjo dashuri irracionale ka qene per pa’soje se identiteti jone ka qene i atakuar, sa me shume qe atakohej identiteti jone, aq me shume e madheronim Enver Hoxhen.

Blendi Fevziu: A eshte e vertete Baton se babai yt pasi e ka vizituar Shqiperine nuk ju thoshte ju qe Shqiperia ishte ne dite te ze za ekonomikisht?

Baton Haxhiu: Ne vitin 1979 kur ka qene, e ka vizituar te gjithe Shqiperine dhe ka qene radha e njerezve tek ne ne shtepi sikur morti kur vjen per te degjuar se çfare eshte Shqiperia. Po si nuk e nxorri asnje fjale te keqe mor burre.

Blendi Fevziu: Dhe çfare ju tha ne fund, mbrapa?

Baton Haxhiu: Une e kam pasur dhe si klet ne fillim kur keni bere dhe emisionet e para per Enver Hoxhen. Çfare eshte ky Blendi Fevziu?! Ku e di ai se kush eshte Enver Hoxha?! Dhe pasi e vizitoi Shqiperine, nuk ka pasur shanse qe ta nxirrte nje fjale te keqe sepse ne na eshte dashur qe ta ndanim rrugen tone, ose me Jugosllavine, ose me Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published.