Shpallja e Berishës non-grata nga SHBA/ Escobar me qëndrim të prerë : Nuk ka….

I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur në lidhje me venndimin e DASH, për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.





Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, Escobar ka mohuar që vendimi të jetë politik.

Ai theksoi se ky vendim ka ardhur nga puna e disa administratave.

“Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.”-tha Escobar.





Duke u ndalur tek deklaratat e Berishës, se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabuara./

Leave a Reply

Your email address will not be published.