1 prill apo e vertete ? / Rama ule “Çmimin” e naftes deri ne vleren…

Çmimi i naftës vijon rënien. Një litër naftë sot tregtohet për 231 lekë nga 237 lekë që ishte më parë. Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet në vend.
Çmimi i benzinës është rritur me një lekë, shitet me 212 lekë nga 211 lekë. Ndërsa gazi është ulur me një lekë. Një litër gaz do të jetë 115 nga 116 lekë që u tregtuar dy ditët e fundit.
Operatorët pohojnë se çmimi mund të ulet edhe me 2-3 lekë për litër, duke reflektuar tendencën rënëse në bursat ndërkombëtare.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi. Tashmë që nafta ka zbritur në 103 dollarë në bursa, në Shqipëri po tregtohet me rreth 230 lekë/litër.

Edhe çmimi i naftës në bursë është ulur. Një fuçi sot më 1 prill tregtohet për 103.78 dollarë, duke shënuar në rënie të lehtë në raport me një ditë më parë prej rreth 1 pikë për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *