Basha i përgjumur : Nuk shkova te grupi se do kishte konfrontim e kisha frige Be….

Deputeti demokrat, Lulzim Basha mbërriti me shumë vonesë në Kuvend. I lodhur dhe i përgjumur, ai tha se do të punojë për bashkimin e PD-së. Basha tha se nuk ishte në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi do kishte konfrontim.

“Kam punuar dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave, që të jetë një alternativë për njerëzit.
Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe demokratëve të keni mundësinë të vendosin lirisht. Prandaj nuk mora pjesë në një mbledhje, e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim. Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje.

Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave. Një nga vlerat themelore është orientimi euro-atlantik. Unë e kam të qartë rrugën ku duhet të shkojë PD për t’u kthyer në alternativë për njerëzit. Ujërat mund të jenë të turbullta, por do qartësohen,” tha Basha.

Ai vlerësoi edhe veprimet e fundit të SPAK për inceneratorët. “Ky është një hap i parë që duhet përshëndetur. Është një hap i parë, por i pamjaftueshëm derisa para drejtësisë të shkojë Edi Rama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.