Rama humb toruarin kunder gazetares / PS me grupin parlamentar ne burg…

Rama nuk arriti t’i shmangej gazetarëve, të cilët i kujtuan se Alqi Bllako është i disati deputet socialist që bie në rrjetën e drejtësisë. Ishte kjo pytje qe e acaroj Ramen .

Kryeministri Edi Rama humbi qetësinë me gazetarët, kur u pyet lidhur me përgjegjësitë e tij, pasi një tjetër deputet socialist pritet të arrestohet për aferën e inceneratorëve. Kryeministri humbi toruan nga pyetjet e gazetares Ambrozia Meta, të cilën e ndëshkoi duke i thënë se nuk do t’i jepte përgjigje 2 muajt në vijim. Rama paralajmëroi të tjera arrestime, ndërsa përsëriti justifikimin e përhershëm duke thënë se përgjegjësia është individuale.

Në ditën kur deputeti i tij, Alqi Bllako dorëzoi mandatin, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, kryeministri Edi Rama e shmangu këtë teme në mbledhjen me dyer të mbyllura, që zhvilloi me kryesinë e Partisë Socialiste. Rama humbi qetësinë pas pyetjeve për përgjegjësinë e tij, në listat e deputeteve dhe në aferën e inceneratorëve.

I vënë në siklet përballë pyetje  Rama i mohoi gazetares të drejtën për t’iu përgjigjur pyetjeve të saj, për 60 ditë. Kryeministri u dha fund zërave për ndryshime në qeveri duke i cilësuar të panevojshme, ndërsa njoftoi se përgjigjet e këshillimit kombëtar me qytetarët do të publikohen në Kongresin e Partisë Socialiste që do mbahet më 9 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.