Vendi drejt zgjedhjeve?/ Rama në fushatë

Në pothuajse çdo studio televizive, situata politike dhe përplasjet në PD, janë në qëndër të debateve.

PD duket të jetë në një situatë kaotike, përplasje te brendshme, sulme, akuza, etj.

Ndërkohë, nesër pritet të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i thirrur nga delegatët e Partisë Demokratike.

Kjo ngjarje është cilësuar nga lideri historik i demokratëve si një ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike.

Por, ndërsa në PD, ka një situatë përplasjesh, çfarë po ndodh në kampin tjetër politik?

Në fakt, ajo që duket nga ana tjetër e politikës, pra sa i takon mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duket sikur sapo kanë nisur “fushatën zgjedhore”.

Nëse do të shikojmë daljet mediatike të kryeministrit, por edhe të ministrave të tij, duket se nuk kemi të bëjmë me një qeveri që ka marrë mandatin e tretë qeverisës, por a thua kemi një “opozitë” që është në fushatë.

Së pari në një shkollë, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Më pas nga Tirana, Rama u zhvendos në Shkodër, ku po flet për ligjin e Bashkëqeverisjes.

Edhe në Shkodër, gjatë fjalës së tij, Rama vijoi më të njëjtat deklarata që i ka përsëritur jo pak herë gjatë qeverisjes së tij, që “sportelet do të marrin fund”, “gjithçka do bëhet online”, e të tjera si këto.

Pra, sërish “premtime”, dhe propagandë boshe, a thua se jemi në fushatë dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Edhe pse Meta nuk i ka dekretuar ende, ndoshta Rama po bëhet gati për zgjedhjet e pjeshme lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *